E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Vendi

Marsela Çibukaj surprizon fermerët, performon ekskluzivisht këngën e re

Ashtu siç premtuam, nata e parë e “Ferma VIP”, solli spektakël dhe emocion, duke mbajtur shqiptarët të mbërthyer para ekranit për rreth 4 orë.

Nën moderimin e Fjoralba Ponarit nga studio qendrore dhe Bes Kallakut, i cili u gjend mes konkurrentëve në rolin e kryeplakut, spektakli i mbrëmjes të së premtes kaloi pritshmëritë.

Ndërsa për të përshëndetur konkurrentët e për të sjellë një atmosferë relaksuese e festive, këngëtarja Marcela Cibukaj lançoi, pikërisht nga “Ferma Vip”, albumin e saj më të ri.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al

Kurioziteti për “Fermën VIP” ka boshatisur rrugët jo vetëm në kryeqytet, atmosfera është shpërndarë në të gjitha qytetet e vendit.

24 orë në shtatë ditë të javës “Ferma VIP” transmetohet në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, me cilësi absolute./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë