PSG del jashtë Kupës së Francës. Në klasiken e ketij vendi, parizienët u dorëzuan në Velodrome përballë Olimpik Marseje me rezultatin 2 me 1.

 

Prezenca e Messit dhe Rikthimi në skuadër i Neymar dhe Ramos nuk mjaftuan që PSG të qëndronte në garë për këtë trofe.

 

Të zotët e shtëpisë e nisën shumë fort ndeshjen duke qenë dy herë kërcënues në portën e Donarumes, përpara se të zhbllokonin shifrat në minutën e 31. Under fitoi një penallti e cila u transformua në gol nga Aleksis Sanchez.

 

Reagimi i kryeqytetasve iu besua Neymarit, gjuajtja e të cilit në minutë e 40 shkoi në shtyllë. Braziliani ishte protagonist edhe në minutat shtesë, pasi krosimi i tij u shfrytëzua maksimalisht nga Serxhio Ramos që barazoi rezultatin.

 

Pamje disi më ndryshe në pjesën e dytë, me PSG që rriti nivelin e lojës ndonëse vendasit nuk hoqën dorë nga të qenit agresive.

 

Për të vendosur ndeshjen mendoi Malinovski. Ish-mesfushori i Atalantës lëshoi një predhë nga distanca që ishte e pakapshme për Donarumen në minutën e 57. Skuadra e Gotie u përpoq shumë të barazonte dhe rastin më të mirë e pati me Messin, por pa ia dalë dot mbanë.

“Pleshti” për të dytin vit radhazi dështon në fitimin e një kupe, të vetmen në fakt të cilën nuk e ka marrë aty ku ka luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *