E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Marrin pasagjerë në çdo cep të autostradës, policia “zhdëp” autobuzët e rretheve

Mjetet e shërbimit publik janë kthyer në shqetësim për rrezikun që shfaqin sa I takon ndalimit të tyre vend e pa vend duke mos respektuar rregullat e qarkullimit gjatë transportit, kryesisht në rrugën Interurbane Kryesore “Tiranë-Durrës” dhe anasjelltas.

 

Reklamë

Këto mjete shpesh ndalojnë jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve përgjatë itenerarit.

 

Për këtë arsye Policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli në lëvizje me qëllim monitorimin e kësaj kategorie mjetesh në ato vende ku haset më së shumëti ky fenomen i rrezikshëm.

 

 

Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që kategoria e këmbësorëve të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.

 

Nga kontrollet e ushtruara në funksion të këtij Plani janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 36 mjete të transportit publik  gjëtë orëve të  monitorimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë