E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj duket se është vendosur përfundimisht .

 

Edhe pse gjatë kësaj merkatoje u përfol se mbrojtësi shqiptar do të largohej nga Napoli dhe se ekipe si Atletico Madrid, Schalke apo dhe Zenit kërkuan që të merrnin shërbimet e tij, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur.

 

Agjenti lojtarit shkodran, Mario Xhufredi ka deklaruar për mediat se Hysaj do të qëndrojë tek Napoli e nuk do të largohet.

 

Megjithatë ende nuk dihet nëse Anceloti ka ndryshuar mendje pasi mbrojtësi shqiptar që prej ardhjes së teknikut italian nuk ka qenë në listën e parë të lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *