E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Marrin flakë tre autobusë gjatë natës në Tiranë

Ilustrim · Vizion Plus

Një autobus i linjës është përfshirë nga flakët në parkingun e një firme private në rrugën Ali Demi.

Sipas njoftimit zyrtar, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 00:35 dhe dyshohet për shkak të një defekti elektrik.

Si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy autobusë të tjerë linje.

“Rreth orës 00:35, në rrugën Ali Demi, në parkingun e një firme private,  dyshohet se për shkak të një defekti  elektrik është përfshirë nga flakët 1 automjet (autobus linje) dhe si pasojë e shpërndarjes së flakëve janë djegur dhe dy automjete të tjera(autobusë linje).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh