Pas dhënies së dorëheqjes nga lista si deputet, kreu i PSD-së, Tom Doshi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u shpreh i bindur se do të fitojë dy mandate në Shkodër dhe dy në Tiranë.

 

Ai deklaroi se është i gatshëm që të bëjë koalicion me PS-në, por mohoi se do të vepronte në të njëjtën mënyrë nëse një ftesë të tillë ia bën kryedemokrati Lulzim Basha.

 

“E kam dhënë qëndrimin tim, dy mandate synoj të marrë në Shkodër, besoj se i kam fituar, mendoj edhe për dy mandate në Tiranë. Jemi të gatshëm për të bërë koalicion për PS. Nuk do ta pranoja nëse Basha do të më ftonte për koalicion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *