Nje marrëveshje shume te rëndësishme per reduktimin e gazrave qe shkaktojnë ngrohjen globale arritën mbi 150 vende ne Ruanda. Akordi lidhet kryesisht me gazrat qe çlirohen nga përdorimi i elektroshtëpiakeve si frigoriferat, apo kondicioneret. Shtetet pjesëmarrëse pranuan amendimin e Protokollit te Montrealit, qe parashikon qe vendet e industrializuara te reduktojnë keto gazra duke nisur nga viti 2019. Per vendet ne zhvillim dhe Kinen përdorimi i gazrave duhet te nderpritet nga vitit 2024. Ndersa vende si India, Pakistani, Irani dhe Iraku do të bëjnë të njëjtën gjë duke filluar nga viti 2028. Per sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry, pakti është fitore e madhe per token, pasi do te reduktohet ngrohja e planetit dhe do te mbrohen burimet natyrore. Ekspertet besojne se nese marrëveshja zbatohet, do te largonte 70 miliard tone dioksid karboni nga atmosfera deri ne vitin 2050. Orgnaizatat ambientaliste shpresojnë qe marrëveshja te sjelle uljen e ngrohjes globale me gjysme grade deri ne fund te shekullit. Por pavarësisht marrëveshjes, ka zera kritike qe thone se ajo nuk do te kete efektet qe priten.