E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Marrëveshje për pensionet

Qindra shqiptareve qe punojnë ne Maqedoni apo sipërmarrës maqedonas qe kane hapur biznese ne Shqipëri, nuk do t’u digjen vitet e punës ne vendet përkatëse. Te dy shtetet kane rene dakord per njohjen e pensioneve. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, dhe homologu i tij, Dime Spasov, deklaruan se kjo marrëveshje, do t’i hape rruge zhvillimit te tregut te punës dhe shkëmbimeve mes dy vendeve. Ne Maqedoni rezultojnë te punësuar rreth 1500 shqiptare nga Shqipëria, pa llogaritur ata qe shkojnë per pune sezonale. Ndërsa ne Shqipëri janë vendosur kryesisht biznesmenë me sipërmarrjet e tyre. Nje tjetër marrëveshje qe u arrit me Maqedoni është ne fushën e arsimit profesional. Studentet dhe nxënësit shqiptare nga Maqedonia, tashme kane mundësi te ndjekin arsimin profesional ne vendin tone.

Më shumë video

Reklamë