Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Gjermania i premton Ukrainës më shumë armë: Sulmet ruse...

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të...

SHBA godet pesë cisterna iraniane, përshkallëzohet përplasja me Teheranin

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”, Rama: Sot...

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në Madrid

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën thirrje për...

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj kolonive në...

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka “plane agresive”...

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëseve...

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe bujqësore

Marrëveshje mes ministrisë së Infrastrukturës dhe UPT, Rama: Universitetet do fuqizohen me laboratorë modernë dhe programe AI

1 Tetor 10:45

Është firmosur sot marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Universitetit Politeknik të Tiranës. Të pranishëm ishin kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Balluku tha se kjo marrëveshje shënon fillimin e një nisme të re. Edhe shefi i qeverisë, Rama, e cilësoi marrëveshjen e firmosur si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin mes qeverisë dhe botës akademike.

Ai theksoi se praktikat e punës tashmë janë kthyer në rutinë për studentët, ndërsa nënvizoi domosdoshmërinë e fuqizimit të universiteteve me laboratorë modernë dhe programe që lidhen me inteligjencën artificiale, si pjesë e një transformimi të domosdoshëm për arsimin e lartë në vend.

Rama: Është një moment i rëndësishëm në rrugën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe universitetit. Që kur ne shpallëm paktin për universitetin, procesi i ndërveprimit sipas fushave ka njohur zhvillime të vazhdueshme eksperienca na ka mësuar se ka shumë për të mësuar, po gjithmonë më shumë për të bërë. Përtej këtij programi të sotëm që do të mundësojë rekrutimin për një numër studentesh të këtij universiteti duam të shkojmë edhe më tej dhe të artikulojmë edhe më shumë programe të kësaj natyre, për të materializuar një perspektivë të së nesërmes pa mbaruar ende studimet. Dhe ju sigurojnë një informacion të domosdoshëm lidhur me si mund të bëhen pjesë e përhershme e trupave të ndryshëm në funksion të shtetit shqiptar dhe për të krijuar ura bashkëpunimi që mbështetja e qeverisë për universitetin të shkojë në funksion të përfitimit të ndërsjellë.

Praktikat e punës tanimë janë bërë rutinë, çdo vit kemi një numër të konsiderueshëm studentësh që kanë mundësi të shfrytëzojnë këto praktika pune. Ndërkombëtarizimi është një process që ka nisur të na japë rezultatet e para, por që kërkon që bashkarisht të shtyjmë më shumë që shumë nga koha e humbur të rifitohet. Po bëjmë përpjekje për të sjellë realitete të reja akademike nga jashtë, mbështesim çdo përpjekje që po bëjnë studentët për t’u hapur ndaj botës. Po ashtu më vjen mirë që pakti për universitetin funksion edhe në drejtim të infrastrukturës.

Ky universitet po fuqizohet me dy struktura të reja moderne për studentët. Nuk do mjaftohemi me kaq, përtej kësaj është e domosdoshme të mbështesim universitetin për tu fuqizuar me laboratorët e nevojshëm, që ndryshimi epokal që po ndodh kudo në botë të përfshijë edhe universitetin.

Të krijojmë sa më parë hapsirat për t’i dhënë mundësi pedagogëve, studentëve të ativizojnë dijet për inteligjencën artificiale. Ka pak rëndësi se në cilën pikë të globit ndodhesh pasi përmes AI mund të bëhen kapërcime epokale që do ishin të pamundura pavarësisht talenteve. Do përgatitemi që në buxhetet e ardhshme të kemi një komponent të mbështesim të gjitha sprovat në këtë drejtim. Iu bëj thirrje të angazhohen sa më shumë për të punuar sëbashku në funksion të rritjes së komponentit të AI në të gjitha hapsirat e universiteteve tona./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
balluku Edi Rama marreveshje

Nga e njëjta kategori

Zbardhen dy raste vjedhjesh në Korçë, arrestohet 18-vjeçari, në kërkim bashkëmoshatari i tij

më shumë...

Skënder Hita mbërrin në Korçë, takim me drejtuesit e Policisë Vendore

më shumë...

Shpërthim në një karburant në Tiranë, plagosen 3 punonjës

më shumë...

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:44

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot pas një...

9:31

Gjermania i premton Ukrainës më shumë armë:...

9:22

Zbardhen dy raste vjedhjesh në Korçë, arrestohet...

9:18

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura...

9:14

SHBA godet pesë cisterna iraniane, përshkallëzohet përplasja...

8:58

Skënder Hita mbërrin në Korçë, takim me...

8:52

Shpërthim në një karburant në Tiranë, plagosen...

8:35

Temperatura deri në 35°C, parashikimi i motit...

8:26

“PISA 2025, dëftesë e jashtëzakonshme për Shqipërinë”,...

8:13

“Shmangni shpenzimet e panevojshme”, parashikimi i yjeve...

11:06

Los Blancos nisin fuqishëm, Interi dorëzohet në...

10:54

“Bisedimet SHBA-Iran kanë shkuar keq”, Katari bën...

10:32

Përplasje diplomatike Britani-Izrael, Londra vendos sanksione ndaj...

10:19

Putin telefonatë me Trump: Rusia nuk ka...

10:07

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë,...

9:52

Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident...

9:35

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:16

Gjirokastër, zjarri i qëllimshëm përfshin një sipërfaqe...

9:10

Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama:...

9:04

AEK fiton në Champions! Pilios protagonist, Strakosha...

Më të klikuarat

  • Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi për tu sqar...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Grabiten dy biznesmenë në Berat, hajdutët i marrin kasaforta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.