E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Marrëveshje me Spanjën si me Italinë për emigrantët? Rama nga Madridi: Nuk është zgjdhje, Europa duhet të gjejë qasje tjetër ndaj problemit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duke folur për mediat në Madrid para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës, komentoi dhe problemin që BE ka me emigrantët.

I pyetur nga gazetarët për përplasjet që po ndodhin mes qeverisë dhe drejtësisë italiane për mos lejimin e emigrantëve që të qendrojnë në Gjadër, Rama tha se ko pyetje i duhet drejtuar homologes së tij Georgia Meloni.

Reklamë

Ndërsa i pyetur nëse një marrëveshje e tillë për emigrantët Shqipëria mund ta arrijë edhe me Spanjën, Rama tha se kjo nuk është zgjidhje.

Sipas tij vetë Europa duhet të ndryshojë qasje ndaj emigrantëve për të gjetur një zgjidhje më të mirë,  pasi tashmë është përballë emigracionit të paligjshëm, por edhe përballë nevojës për të patur sa më shumë emigrantë për shkak të rënies së demografisë.

Reklamë

Pjesë nga konferenca:  

Pyetje: Zoti Rama për herë të dytë gjykata italiane ka kthyer mbrapsh marrëveshjen me Italinë për emigrantëtë, çfarë mendoni?

Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet Melonit. Për ne të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është shumë e thejshtë. Është një rol shumë i thjeshtë, na u kërkua nga Italia të ndihmonim. Ne i detyrohemi shumë Italisë, sidomos për atë që Italia ka bërë pas rënies së komunizmit. Sëfundmi por jo nga rëndësia kur patëm tërmetin shkatërrues trupat italiane të emergjencave civile erdhën rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar njerëzit. Kështu që ata na e kërkuan dhe ne ishim gati si çdo vend Europian duhet të ndihmojë tjetrin. Është një operacion që është 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësine Italiane.

Pyetje: Nuk mendoni se do të ishte e mundur të arrihej e njëjta marrëveshje me Spanjën?

Rama: Kjo ka të bëjë më shuëm me gjografinë. Nëse keni parasysh gjeografinë ne jemi shumë pranë me Italinë. E vetmja gjë që e bën efektive këtë marrëveshje është se emigrantët nuk ndalojnë në Itali, ata ndalojnë në Shqipëri. Sa e bëshme do të ishte për Spanjën për të ndaluar në Shqipëri, nuk e shoh të mundshme. Nuk mendoj se kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit sepse Europa besoj deri më tani gjendet në një pozicion të vështirë nga njëra anë i duhet të merret me emigracion të paligjshëm dhe nga ana tjetër i duhet të përballet me një rënie demografike dramatike. Europës i duhet të luftojë emigracionin por i duhen më shumë emigrantë. Por kjo nuk është në dorën time. Nëse Europa do të kontrollojë kufijtë me vendosmëri por dhe duke u hapur për emigracionin e ligjshëm atëherë kjo do të jetë fitore e madhe.

Më shumë video

Reklamë