E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Video · Vendi

Marrëveshje kundër ekstremizmit, SHBA: Shqipëria, shembull në rajon

Krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri firmosën marreveshjen e bashkëpunimit kundër esktremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

 

Dokumenti u firmos në qëndrën kombëtare të ngritur për të luftuar këtë fenomen dhe parashikon që komunitetet fetare të ndërveprojnë së bashku por edhe me institucionet qëndrore dhe lokale në shkëmbimin e informacionit.

 

Reklamë

I pyetur nga mediat për luftëtarët e huaj, drejtori i qëndrës Agron Sojati  tha se po punohet për kthimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e luftës por pa dhënë një datë.

 

Ndërkohë gjatë mbylljes së projektit per shkollat si qendra komunitare ne perpjekjet kunder ekstremizmit te dhunshem, e ngarkuara me pune e sheteve të bashkuara të amerikës në Tiranë Leyla Moses-Ones tha se vendet e rajonit duhet të marrin shembull nga shqipëria.

 

 

Leyla Moses-Ones tha se shtetet e bashkuara të amerikës kanë financuar më shumë se 5 mln dollar për projekte në shqipëri kundër esktemizmit të dhunshëm.

Më shumë video

Reklamë