E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Marrëveshja për Parkun e Butrintit/ Mblidhet Kuvendi

Kuvendi zhvillon sot seancë plenare ku në rend të ditës është diskutimi për 2 raporte dhe një pr/ligj.

 

Në Kuvend do të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Medieve Audiovizive për vitin 2021.

 

Reklamë

Gjithashtu sot pritet të diskutohet raport i veprimtarisë të Institutit të Statistikave për vitin 2021.

 

Kuvendi gjithashtu do të diskutojë edhe projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

 

Ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Më shumë video

Reklamë