Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Kalon Marrëveshja e Prespës

19 Qershor 11:43

Me 69 vota pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim deputetët në kuvendin e Maqedonisë miratuan kalimin me procedurë të përshpejtuar të projekt-ligjit për ratifikimin e plotë të marrëveshjes së Prespës.

 

Seanca e sotme nuk ka kaluar pa debate. Deputetët e VMRO DPMNE- së janë përpjekur të shkaktojnë kaos dhe tensione gjatë kohës kur ministri i jashtëm Nikola Dimitrov po mbante fjalën e tij. Opozitarët shpërthyen në akuza për tradhti, duke e quajtur paktin një kushtëzim nga Greqia dhe jo kompromis midis të dyja palëve. Situata e krijuar megjithatë nuk e pengoi mazhorancën që të votonte.

 

Dimitrov gjatë fjalës së tij tha se procedura e përshpejtuar i shërben perspektivës europiane të vendit.

 

“Këshilli i qershorit është përpara nesh, ministrat e jashtëm të vendeve anëtare do të takohen më 25 dhe 26 qershor dhe Samiti do të jetë më 28 qershor. Këto data janë çelësi i perspektivës europiane të vendit tonë dhe varen nga ratifikimi i marrëveshjes. Ratifikimi hap mundësinë për qytetarët që të deklarojnë të ardhmen e tyre në referendumin e vjeshtës.”

 

Tashmë debati zhvendoset në Komisionin për çështje Europiane, i cili ka kohë deri të mërkurën në mesnatë për të shqyrtuar draftin. Pritet që ditën e premte projekt-ligji për ratifikimin e marrëveshjes të shkojë sërish në seancë plenare për votimin përfundimtar.

 

Ndërkohë në ambientet jashtë kuvendit kanë vijuar protestat të cilat fatmirësisht nuk janë përshkallëzuar në skena dhune. Me thirrjet “mallkuar tradhtarët” demonstruesit janë zhvendosur para zyrës së presidentit Gjorge Ivanov në mbështetje të vendimit të tij për të mos nënshkruar dekretin për çështjen e emrit. Stacioni tjetër ishte selia e VMRO-DPMNE ku protestuesit kërkuan që deputetët e opozitës të largohen nga Parlamenti dhe të bashkohen me protestën, si dhe të mos lejojnë zbatimin e ndryshimit te emrit.

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
Emrin Maqedoni marreveshja

Nga e njëjta kategori

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

më shumë...

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

më shumë...

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

më shumë...

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

8:28

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i...

8:17

Çfarë ju pret këtë të shtunë? Yjet...

8:11

Moti sot, diell dhe temperatura të larta...

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec, SPAK: Sekues...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.