Subscribe

U zhvillua mes tensionesh seanca ndaj Kastriot Ismailaj, i cili akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga CEZ. Me pretendimin se nuk dëgjonte përtej xhamit të blinduar që ndan vendin ku mbahen të pandehurit me ambientin e sallës së gjyqit, i akuzuari Ismailaj ka kërkuar me tone të ashpra shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të zhvillohej një proces në të tilla kushte. Pavarësisht këtyre pretendimeve, Dëshmitari i mbrojtur Romeo Karaj, theksoi se Kastriot Ismailaj ka mashtruar në nënshkrimin e kontratës midis CEZ e DIA.
“Mashtrimi i Kastriot Ismailaj lidhet me prezantimin e DIA-s si një kompani me partneritet amerikane. Në momentin kur ky fakt u zbulua nga studiot ligjore në Vjenë, atëherë nisën edhe presionet e kërcënimet ndaj, Elvis Mataj. Në vjen, Ismailaj i kërkoi Matajt që të mohonte email-in që kishte nisur tek ish-drejtuesit e CEZ-it, ku e prezantonte DIA-n në partneritet me kompaninë amerikane, por që u kundërshtua nga . Persa i përket derdhjes së shumave të mbledhura nga debitorët e energjisë, ato nuk hidheshin në një numër të veçantë llogarie, duke mos pasqyruar saktë shumat e mbledhura dhe se kujt debitorëve u ishin marrë lekë nga detyrimet e prapambetura”.
Pas Romeo Karajt, pritet edhe dëshmia e Elvis Matës kundër Kastriot Ismailaj, ku ky i fundit akuzohet për mashtrime në vlera të konsiderueshme me anë të mashtrimit në dëm të shtetit shqiptare, ne kohën kur ishte administratori i DIA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *