E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Marrëveshja Kosovë-Izrael/ Xhaçka: Rajoni ynë është sot më i sigurt

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka përshëndeti marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Sipas Xhaçkës, kjo marrëveshje e bën rajonin më të sigurt. Ajo konsideron këtë një ngjarje historike.

 

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit ???????????????????? është një tjetër konfirmim se Kosova shtet është një realitet i patjetërsueshëm. Rajoni ynë është sot më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo ngjarje historike konfirmon edhe njëherë miqësinë midis dy kombeve shqiptaro-izraelite. Mirënjohje dhe falenderim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ???????? për të gjithë mbështetjen”, shkroi Olta Xhaçka në “Facebook”.

 

Reklamë

Kosova dhe Izraeli, në një ceremoni virtuale formalizuan marrëdhëniet diplomatike këtë të hënë.

 

Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin, ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin bilateral.

Vazhdo të lexosh

Reklamë