Eurodeputeja nga radhët e partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Maria Spyraki përsëriti qëndrimin e partisë së saj kundër Marrëveshjes për emrin.

 

Në fjalën e saj Spyraki theksoi se partia e saj dhe populli grek nuk pranon ekzistencën e popullit dhe gjuhës maqedonase, ku madje tha se Shkupi nuk është gati për në BE.

 

“Duhet t’ua sqarojmë qytetarëve të IRJM-së se përmbushja e kritereve të Kopenhagës janë parakushte që IRJM-ja të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Fuqishëm besoj, dhe e thashë edhe në këtë Kuvend, se IRJM-ja nuk është akoma gati për të marrë datë për fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Si anëtare e Parlamentit Evropian dhe zëdhënëse e partisë “Demokracia e Re” mund të përsëris këtu para kamerave se në Greqi ne nuk njohim ekzistencën e kombësisë maqedonase dhe gjuhës maqedonase tha Maria Spyraki, Eurodeputete dhe anëtare e “Demokracisë së Re”.

 

Nga ana tjetër zv/kryetari i Parlamentit Evropian, Dimitris Papadimulis iu apeloi të gjithë deputetëve në Parlamentin e Athinës dhe atë të Shkupit që t’i tejkalojnë dallimet dhe ta mbështesin marrëveshjen, duke u shprehur “Patriotizmi nuk është nacionalizëm. Ta duash shtetin tënd nuk do të thotë se nuk duhet ta respektosh shtetin tjetër. Papadimulis i cili vjen nga radhët e partisë greke në pushtet, Syriza garantoi se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet edhe në Kuvendin grek.

 

Ai gjithashtu garantoi se Parlamenti Evropian do ta mbështesë Maqedoninë në rrugën drejt integrimit në BE. Eurodeputetët Papadimulis dhe Spyraki po qëndrojnë në Shkup për komitetin e përzier parlamentar mes Maqedonisë dhe Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *