Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka  deklaruar se ajo për të cilën është arritur marrëveshje në Ohër më 18 mars, duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë.

 

Në një postim në Twitter, teksa ka rikujtuar marrëveshjen ka theksuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm të saj si dhe me vonesa.

 

“Kemi kaluar dy vjetët e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm, pa vonesa.”

 

Kosova dhe Serbia më 18 mars kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë, presidenti serb, Aleksandar Vuçic, nuk kishte pranuar të nënshkruajë asgjë, derisa Kurti kishte shprehur gatishmërinë për nënshkrim.

 

Ndërkohë pritet që në 23 prill te mbahen zgjedhjet  për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës,pavarësisht se këta të fundit i kanë bojkotuar ato.Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 për shkak të vendimit  qeveritar për targat ilegale serbe. Zgjedhjet në veri  të Kosovës si fillim u caktuan të mbaheshin  me 18 dhjetor të vitit 2022,por më pas ato u shtynë për shkak të incidenteve të shënuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *