Subscribe

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Syle Ukshini foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” lidhur me situatat e krijuara së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë.

Ukshini komentoi gjithashtu edhe videon që Albin Kurti publikoi disa ditë më parë, përmes së cilës pretendonte se ushtarët serbë ndodheshin në kufi me veriun e Serbisë, konkretisht në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut. Kjo deklaratë u mohua nga Serbia, e cila tha se Kosova po hedh akzua për “pushtim imaghinar”.

Lexo edhe :

Related Posts

Ish-ambasadori tha se Vuçiçi po ndjek shembullin e Millosheviçit, duke thënë se propaganda serbe për të viktimizuar serbërt është një platformë e njohur për këtë shtet dhe se një strategji e tille është kryer edhe nga Rusia në lidhje me Ukrainën.

Syle Ukshini: Propaganda serbe ka qenë me i viktimizu serbët, kjo është një platformë që ne në Kosovë e njohim me dekada. Një metodologji të tillë e kanë kopjuar nga stregjia ruse, siç viktimizon Rusia rusët në Ukrainë.

Për ish-ambasadorin marrëveshja e Ohrit ka shumë probleme. Ai tha se marrëveshja ka dështuar për shkak se Vuçiç nuk kërkon normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe se Kurti nuk e dëshiron asociacionin.

Syle Ukshini: Marrvëveshja e Ohrit për mua ka shumë probleme, sepse në fund të fundit ajo nuk parasheh normalizim të plotë të marrëdhënieve. Marrëveshja e Ohrit po dështon, së pari sepse Serbia nuk do normalizim dhe së dyti Kurti nuk do asociacionin.

Ish-ambasdori tha ndër të tjera se edhe faktori ndërkombëtar ka përgjegjësi për tensionet Kosovë-Serbi.

Syle Ukshini: Gabimet kanë qenë edhe të faktorit ndërkombëtar, nuk ka asnjë shpjegim nga GJND për 5 vende të BE-së nuj e njohin Kosovën si shtet.

Ukshini bëri një paralelizim të presidentit rus Vladimir Putini me Vuçiçin.

Syle Ukshini: Edhe Putini ashtu thoshte se nuk do ta pushtojmë Ukrainën, dhe se s’do hynte në Ukrainë…njësoj siç po thotë Vuçiç për Kosovën. Është një lojë që e shfrytëzon për shkak të rrethanave gjeopolitike. Vuçiç do të ndërtojë një narracion të ri që serbët janë të vuajtur./vizionplus.tv. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *