Marrëveshja me kishën serbe i ka kushtuar shtrenjtë kryeministri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Ajo u nënshkrua në fshehtësi nga ai dhe patriarku i kishës dhe gjithçka u bë publike pasi ishte përfunduar.

 

Por ky akt u kundërshtua ashpër në Mal të Zi nga presidenti Gjukanoviç, i cili pohoi se qeveria e Abazoviç tashmë ka humbur legjitimitetin.

 

Sot kryeministri malazez Dritan Abazoviç po përballet me një votim mosbesimi në kuvend. Mocioni u iniciua nga 36 deputete te disa forcave politike, të cilët nënvizojnë në deklaratën e tyre se qeveria e Abazoviç kishte detyrë prioritare të krijonte parakushtet për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformat e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit.

 

Deputetët malazezë vlerësojnë se kryeministri Dritan Abazovic, ka injoruar pikëpamjet e institucioneve më të rëndësishme në vend dhe ka shpërfillur me vetëdije pasojat e mundshme të veprimeve të tilla në përgjithësi, duke nënshkruar marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe.

 

Më tej thuhet se kanë munguar rezultatet konkrete në realizimin e prioriteteve dhe se gjendja e ekonomisë malazeze është përkeqësuar.

 

Dritan Abazoviç drejton në Mal të Zi qeverinë e pakicës pas rrëzimit po me mocion të qeverisë së Kripokapiç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *