Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj i ftuar në emisionin Real Story me Sokol Ballën është shprehur se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira.

 

Gjithashtu në fjalën e tij Veliaj ka theksuar se ishte një strategji që qeveria dhe PS-ja kishin zgjedhur që në 100 ditë para se të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të bëhej dhe publikimi i emrave të kandidatëve për bashkitë e vendit.

 

 “Ne s’kemi pasur hezitime, donim ta fokusonim te 100 ditët e fundit gjithë organizimin zgjedhor. Ka ende bashki ku nuk janë caktuar kandidatët, por në Tiranë e respektuam 100 ditëshin me 100 kandidatët. Fushata më e mirë është puna që njeriu bën çdo ditë. Për të gjitha këto arsye, edhe unë, edhe Edi jemi argëtuar jashtë mase, shpesh herë duke çuar sms njëri-tjetrit. Besoj kemi patur një sinergji shumë të mire bashkë me qeverinë, të paktën për menaxhimin e situatave, si për shembull kjo me studentët. Bashkia kishte pjesën e konvikteve, që jemi duke i realizuar. Në këshill, Bashkia i ka miratuar 40 shërbime që studentët i marrin me ulje, me kartën e studentit. Një konvikt në Qytetin Studenti ka 140 dhoma, sa një hotel, dhe rikonstruksioni i godinave do pak kohë. Por puna po vijon. Për gjërat që premtojnë impakt, bashkia ose i ka në proces ose i ka projekt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *