Lajmi se Dua Lipa i dha fund lidhjes disa vjeçare me kuzhinierin e famshëm britanik Isaac Carew u përhap me shpejtësi dhe po ashtu lajmi i një lidhjeje të re dashurie mori dhenë po aq shpejt sa lajmi i parë.

 

Fill pas ndarjes, 24-vjeçarja Dua nuk pati aspak problem të shfaqej rrugëve të Londrës me të dashurin 3 vite më të ri. Prej 3 muajsh këngëtarja është në lidhje me vëllain e vogël të motrave Hadid, Anwar dhe gjërat duket se po bëhen serioze. Burime pranë çiftit kanë treguar se Dua dhe Anëar kanë vendosur të bashkëjetojnë e Dua është mëse e mirëpritur në familjen Hadid.

 

Madje, dy motrat e tij, Bella dhe Gigi, kanë simpati të madhe për këngëtaren. Çifti ka qenë i pranishëm në një sfilatë të motrës së madhe e kjo e fundit ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas saj ka shkruar: “Ok, i dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar se shkon shumë mirë me artisten shqiptare.

 

Po 33-vjeçari? Ai ka përmbledhur të gjithë situatën në një status në Twitter duke dhënë shkurt aryset (sipas tij) se përse historia me Duan përfundoi. “Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor shumë i rëndësishëm“, ka shkruar Isaac ./Living

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *