Marku: Zgjedhjet për Këshillin e Qarkut Lezhë, jo legjitime

Ish Nenkryetari i Keshillit te Qarkut te Lezhes Agostin Marku i ka quajtur jo legjitime zgjedhjet e reja per konstituimin e Keshillit te Qarkut te Lezhes.
Marku tha se deri me sot nuk ka nje dokument zyrtar qe te jete depozituar prane institucionit te keshillit te qarkut per sa i perket zgjedhjes se perfaqesuesve anetar nga keshillat bashkiak ne keshillat e qarqeve. Sipas tij jane shkelur te gjitha afatet ligjore per njoftimin e konstituimit.
Marku tha se eshte nje shkelje e hapur e ligjit edhe sa i takon barazise gjinore, pasi ne keto njesi vendore sipas tij sidomos ne Mirdite ku nga tre anetare perfaqesues qarku jane zgjedhur tre meshkuj.
Ish NenkryetarI i Qarkut te Lezhes tha se edhe te gjitha mandatet qe jane per perfaqesues ne keshillin e qarkut jane anti-ligjor.
Marku tha se do te behet padi ne Gjykaten administrative dhe denoncim per thyerje te zyrave. Deklaratat e Markut edhen pak dite pas Konstituimit te keshillit te qarkut te Lezhes, ku ne krye te ketij institucioni u zgjodh Eduard Ndreca.




