Subscribe

Vlora vijon të mbetet një nga zonat më të nxehta përsa i përket kriminalitet.

Konstatimi është bërë nga vetë prokurorja e përkohshme Arta Marku gjatë analizës vjetore në prokurorinë e qyteti bregdetar.

Por ajo që është më shqetësuse edhe për vetë shefen e organit të akuzës mbetet moszbardhja e plotë e këtyre ngjarjeve.

 

ARTA MARKU

PROKURORE E PERGJITHSHME

Niveli i kriminalitetit është disa here me i larte  ne Vlore se ne rrethet e tjera, ndërsa ngjarjet kane qene me te dhunshme se ne rrethet e tjera. Me keqardhje  është  vepruar me apati qofte ne veprimet e prokurorisë, qofte ne veprimet e policisë.

 

Për gjithë këtë situatë, marku e vuri gishtin tek mungesa e bashkupunimit që instutcionet ligjzbatuese kanë me njëri tjetrin.

 

Kërkohet një bashkëpunim me i gjere mes te gjitha institucioneve dhe policie qe nga momenti qe ka ndodhur ngjarja. ju jeni te pavarur ne punen tuaj dhe shpejt do te vije momenti qe pergjegjësine për çdo dështim do ta mbani vete personalisht. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit. Eshte koha qe disa psudo analiste apo pseudo juriste te kuptojnë pavarësinë tuaj.

 

Marku këkroi nga prokuroret që të vijojnë me vendosmëri punën dhe të mos intimidohen nga askush në çështjet që kanë në proces hetimi dhe gjykimi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *