Subscribe

Dosja e nxehtë 184 e përgjimeve të publikuara nga BILD mbi bisedat e dyshimta për shit-blerje votash, ka shkaktuar një ping pong institucional mes prokurorisë së krimeve të rënda dhe prokurorisë së Dibrës.

 

Pas denoncimit edhe të partisë demokratike, prokuroria e përgjithshme njofton zyrtarisht se prokurori i krimeve të rënda Klodian Braho më 15 korrik ka shpallur mos kompetencën menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë.

 

Por një javë më pas më 21 korrik prokuroria e Dibrës i është ankuar prokurores së përgjithshme të përkoshme Arta Marku duke i kërkuar të zgjidhë mosmarrëveshjen për kompetencat për këtë procedim penal që sipas organit të akuzës në Dibër duhet të vijonte të ndiqej nga krimet e rënda.

 

Prokuroria e Dibrës e bazonte kërkesën duke arsyetuar se veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.

Po sipas kësaj prokurorie , prokurori i krimeve të rënda Klodian Braho duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.

Prokurorët e Dibrës ngrejnë si shqetësim edhe faktin se janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë e për më tëpër nuk kanë staf të mjaftueshëm.

 

E gjendur në këto kushte Arta Marku ka marrë në dorë aktet e procedimit duke vlerësuar se ndryshimi juridik i veprës penale është atribut i prokurorit të cështjes.

Sipas prokurorisë së përgjithshme pas këtij ndryshimi të cilësimit juridik nga prokurori i çështjes, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim.

 

Persona të tjerë nën hetim thotë organi qëndro i akuzës, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim.

 

Arta Marku legjitimon edhe vendimin e prokurorit Klodian Braho për të mos iu drejtuar gjykatës për ndryshimin juridik të veprës penale pasi sipas saj nuk ka qenë  e nevojshme në këtë fazë të hetimit.

Lidhur me kushtet e konfliktit të interesit që pretendon prokuroria e Dibres, Marku shprehet se kjo është një situatë që duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë.

 

Prokuroria e përgjithshme sqaron se më 31 korrik Marku ka arritur në përfundimin se kompetenca për ushtrimin e ndjekjes penale dojesn 184, nuk i përket Krimeve të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *