E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Marku mbledh krerët e prokurorive: Dorëzoni listat e personave në kërkim

Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku, është takuar këtë të premte me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit.

 

Në këtë takim Marku ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit të prokurorive me policinë si dhe ngritjen e grupeve të hetimit të krimeve në tërësi dhe veçanti për krimet ndaj personit dhe pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Gjithashtu kryeprokurorja Marku, ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë