Subscribe

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç,  ka garantuar mbështetjen e vendit të tij, për të zgjidhur çështjen e Demarkacionit. Pas takimit me kryeministrin Haradinaj Markoviç është pritur edhe nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

 

Kryeparlamentari theksoi nevojën e ratifikimit të marrëveshjes se kufirit me qellim qe me pas dy vendet të punojnë për forcimin e raporteve ekonomike e integrimet eurotalantike. Markoviç pritet të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi.

 

Gjatë bisedës me kryeministrin Haradinaj të mërkurën, Markoviç theksoi se parlamenti i vendit të tij e ka përfunduar ratifikimin e Demarkacionit, por si fqinj i mirë, Mali i Zi dëshiron të ndihmojë Kosovën në këtë proces.

 

Shefi i qeverise malazeze e beri te qarte se zgjidhja e problemit te kufirit mes dy vendeve i shërben Kosovës ne procesin e saj drejt integrimit.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *