Subscribe

Nga viti 2013 kohe kur ka nisur punën ne Shqipëri e deri me sot, efekti ne treg qe ka dhëne kompania e markimit te karburante GFI është zero. Shqetësimi është ngritur nga vete shoqata e hidrokarbureve, e cila ka denoncuar qe ne fillim ketë koncesion. Nëpërmjet nje deklarate për shtyp, shoqata e ve theksin tek produkti qe koncesionari  GFI përdor per te markuar karburantin, qe sipas saj është jashtë cilësisë.

“Produkti që ky koncesionar përdor si markues, nuk e di askush se çfarë përmbajtje ka, nëse paraqet rrezik për njerëzit dhe automjetet (ky është i vetmi produkt që importohet pa u analizuar apo certifikuar në vend). Nga verifikimi në vend rezulton që me mënyrën që ky koncesionar kryen injektimin nuk arrin që markuesi të shpërndahet në mënyrë uniforme. Pra nuk e realizon dot procesin e markimit dhe për pasojë në çdo rast ka dështuar me monitorimin (ka gati një vit që nuk kryen monitorim, por vetëm merr tarifën përmes dhunës që i garantojnë dy VKM-të)”. 

Me tej përfaqësues te shoqatës se hidrokarbureve thonë se nuk dine kujt t’i drejtohen, pasi pronaret e vërtete te GFI mbeten mister.

“Sqarojmë se rezulton qartë se roli i këtij koncensionari në rregullimin sadopak të tregut është 0. Ngritja e tarifave mbi karburantet nga viti 2013 deri sot dhe rritja e konsumit çdo vit si mbas rritjes ekonomike nuk mund t’i njihet si meritë këtij koncesnioni, siç kërkon vetë ai t’ja shesë publikut sëbashku me shumë të tjerë përfitues të pamerituar koncensionesh. Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure nuk di kujt t’i drejtohet, situata është paradoksale sepse fituesit e koncensionit nga qeveria janë njohur si bashkim i përkohshëm dhe Global Fluids International (GFI) e krijuar prej tyre dhe ne nuk dimë se kë përfaqëson”.

Ministria u detyruar qe t’i japë te drejte GFI te markoje edhe naftën bruto, pasi ishte parashikuar ne kontrate. Por këto shërbime qe kompania ka marre ne Shqipëri, mund te konsiderohen si bonuse qe qeveria i ka dhëne. Ne vende te tjera markimi i naftës behet nga vete kompanitë importuese, ndërsa ai i naftës;k bruto nuk behet.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *