Prej 3 ditësh ka nisur të funksionojë  si treg i fruta-perimeve e produkeve të tjera për konsumatorin e qytetit të Korçës.

Bashkia e ka quajtur ‘Markato e shijes’ tregun e përshtatur tek ish ambjentet e Uzinës Mekanike Bujqësore.

Rregulla shërbimi, monitorim e kushte bashkëkohore tregëtimi, duke krijuar në këtë zonë disi periferike të Korçës tregun e përqëndruar të shitjes me pakicë të frutave, perimeve, bulmetit etj.

Aktualisht, rreth 75 tregëtarë kanë nisur aktivitetin në Markaton e shijes, duke u  zhvendosur nga ambjenti I mëparshëm pranë pazarit të vjetër. Pak ditë më parë, ndërhyri edhe policia për të disiplinuar këtë zhvendosje të tregëtarëve drejt Merkatos së shijes.

Ndërkaq, në mbledhjen e Këshillit bashkiak u trajtua edhe ankesa e tregëtarëve ambulantë për rritjen sipas tyre të tarifave të taksës që ka përcaktuar bashkia në Markaton e re.

Debate e didkutime midis këshilltarëve të djathtë dhe kryetarit të bashkisë pati për ankesën e paraqitur nga tregëtarët ambulantë.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo pretendoi se tarifat për metër katror që janë caktuar për tregëtarët në ‘Markaton e shijes’ janë realisht më të ulta se ato që paguanin në tregun e mëparshëm. Këshilltarët e djathtë dhe përfaqsuesit e bashkisë debatuan mbi raste konkrete të tregëtarëve lidhur me tarifat e taksave.

Sipas antarëve të Këshillit bashkiak, ankesat e tregëtarëve të zhvendosur e përqëndruar në ‘Markaton e shijes’ lidhen edhe me pasigurinë e tyre për fuqinë blerëse.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *