Subscribe

Shëngjini do të ketë shumë shpejt një markat të re për peshkun. Ministri i bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pa nga afër investimin që kap vlerën e 60 milionë lekëve dhe është një financim i buxhetit të shtetit.

 

Gjatë takimit që pati me peshkatarët e zonës ministri foli edhe për një ndërhyrje që do të bëhet së shpejti tek porti, çka do të sjellë lehtësi për ta.

 

“E filluam nga Shëngjini për të ndërtuar markatën e parë, por kemi planifikuar tre të tilla. Do të bëjmë gjithashtu Vlorën dhe Durrësin. Kjo markatë është e ngjashme me ato të shumë vendeve të tjera të Mesdheut. Çdo gjë me infrastrukturën e plotë dhe pajisjet e duhura.”

 

Ministri Çuçi u shpreh se ndërtimi i kësaj markate sjell liberalizimin e tregut dhe rritje rrit cilësinë e prodhimeve të peshkut për konsumatorët.

 

Këtu do të aplikojmë edhe formën e parë elektronike të ankandit. Kjo markatë do të imponojë një organizim shumë të mirë të organizatës tuaj të peshkimit. Ne po ju krijojmë gjithë kushtet, ju takon juve që të justifikoni gjithë këtë investim”.

 

Me investimin e ri Porti do të lirohet nga anijet e vjetra dhe mjetet motorike të sekuestruara që gjenden aty prej vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *