Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka kërkuar falje për shpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të rrjetit social.

 

Gjatë një dëshmie me shkrim para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, ai pranon se nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e të dhënave.

 

 “Tashmë është e qartë se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që shërbimet tona që të mos keqpërdoren. Nuk jemi treguar mjaftueshëm të përgjegjshëm dhe ky ka qenë gabim i madh për të cilin ndihem keq. Unë e kam nisur Facebookun, unë e udhëheq dhe jam përgjegjës për atë që ndodh aty”

 

Nga ana tjetër, “Facebook” ka filluar transparencën e tij kundrejt 87 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve mund të jenë përdorur  nga Cambridge Analytica.

 

Kompania planifikon të postojë një link në krye të lajmeve të përdoruesve, që do t’u lejojë atyre të shohin se cilat aplikacione janë të lidhura me llogaritë e tyre në Facebook dhe çfarë informacioni është përdorur.

 

Përdoruesit e Facebook gjithashtu do të kenë mundësinë të përdorin linkun për të fshirë aplikacionet e treta që ata përdorin përmes kësaj platforme dhe për të parandaluar përdorimin e më shumë informacioneve.

 

Cambridge Analytica thuhet se i ka mbledhur të dhënat nëpërmjet aplikacionit “This is your digital life”. Ky aplikacion mundëson realizimin e testeve të personalitetit. Përdoruesit e Facebook që shkarkuan aplikacionin, gjithashtu i dhanë leje për të mbledhur të dhëna për vendndodhjen e tyre, miqtë dhe përmbajtjen që ata kishin pëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *