Vizita e kryeministrit Rama në Kosovë pas aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte dhe mesazhet që ai përcolli në mbyllje të saj përmes konferencës për shtyp, po komentohen në Prishtinë dhe në Tiranë.

Ndërsa fliste për vizitën e kreut të qeverisë, pedagogu Mark Marku tha në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se Rama po e përdor politiksht për t’iu treguar shqiptarëve të Kosovës se ndodhet krah tyre.

Ndër të tjera, ai theksoi se faktori politik shqiptar nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në këtë çështje.

“Gjithë faktori politik shqiptar e ka kundërshtuar mënyrën se si u operua nga Gjykata Ndërkombetare. U botua deklarata para se të bëhej e njohur aktakuza. Ngutja për të botuar një deklaratë se ngritja e një aktakuze ndaj Thaçit në momentin që po shkon për takim ne SHBA. Momenti është politik dhe Gjykata është përdorur politikisht.  Nuk mendoj që Shqipëria mund të luajë një rol të madh në këtë çështje. Faktori ndërkombëtar është më i rëndësishëm. Rama po e përdor politiksht. Ka gjetur një moment për t’iu treguar shqiptarëve që është në krahun e tyre. Nga pikëpamja politike është legjitime. Faktorin shqiptar e shoh më shumë problem se zgjidhje. Janë probleme që faktori politik kanë krijuar me demokracitë në vendet përkatëse duke e bërë një palë të dobët në negociim. Faktori politik shqiptar, duke qenë i atakueshmë, është problem vetë për çështjen e Kosovës. Nëse akuza vërtetohet, skena politike e Kosovës mund të pastrohet. Çdo gjykatë e një niveli evropian nuk mund të dënojë askënd pa prova.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *