Ish-deputeti kristian-demokrat, Mark Frroku ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij. Kërkesa e Mark Frrokut është bërë avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që Gjykata do të vendosë javën e ardhshme ku do të shprehet nëse do të pranojë apo jo gjykim të shkurtuar. Gjykimi i shkurtuar nënkupton pranimin e veprës penale dhe uljen e 2/3 së dënimit që jepet nga gjykata. Mark Frroku akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë, ndërsa vetë ish-deputeti ka thënë më herët se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *