Subscribe

Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e trete qe sipas saj preket nga dekriminalizimi, Mark Babanin kryetar I bashkise se Vaut te Dejes.

Opozita I eshte drejtuar zyrtarisht prokurorise se pergjithshme duke kerkuar verifikimin e Babanit, pasi sipas saj ka fshehur ndalime, dënime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Veriut, kerkese e cila mbeshtetet nga 500 firma te qytetareve.

 

Numri dy i PD, Gazment Bardhi I ka derguar organit te akuzes edhe te dhenat qe disponon duke saktesuar se kreybashkiaku i Vaut te Dejes, dyshohet se ka qene I arrestuar ne Itali ne vitet 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Gjithashtu sipas PD, Babani ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”

 

Partia Demokratike gjithashtu ka vene ne dijeni prokurorine se Mark Babani ka perdorur 3 emra te ndryshem duke kerkuar verifikimin e shpejte nga prokuroria.

 

Por menjehere pas publikimit te kesaj kerkese te PD ka reaguar kryetari I bashkise se Vaut te Dejes Mark Babani i cili ka hedhur poshte te gjitha akuzat.

 

 

MARK BABANI

 

KRYETAR I BASHKISE SE VAUT TE DEJES

 

 

Kam luftuar gjithë jetën të jem krenar të bëj krenar veten familjen dhe vendin tim dhe jam i gatshëm të përballem me këdo është turp i atyre që të hedhin këtij lloj ideje ndaj meje pa asnjë lloj motivi.Unë kam ikur me 6 mars 1991 në itali, fati na çoi në sicili ku kam jetuar në një kam nja dy mauaj deri sa u shpërndamë dhe në funt 1991 – 94 kam punuar në një fabrikë peshku, pastaj kam punuar në një hotel deri 95, me këtë firmën që kam punuar kemi bërë shoqëri të përbashkët në shqipëri, ndërmarrja është edhe sot dhe ka marrë përmasa të mëdha, ne eksportojmë prodhimet tonë në gjithë botën.Asnjëherë në jetën time nuk kam pasur asnjëherë ndodnjë ndalesë nga policia dhe asnjëherë nuk kam ndërruar emrin.Çfarë kam pasur të datëlindjes 24 dhjetor 1966? Jam i regjistruar më 8 janar 67 sikur ka qenë koha, diplomën e kam në 66, kam ardhur në Shqipëri në 93 kemi marrë pasaportat e para, me mbiemrin babaj, por në shkollën e kam pasur babani, dhe unë kam marrë pasaportën Mark Babani 8 janar 67 Mark Babani. Mark Babaj emri i ngatërruar i 93-94. Nuk kam pasur në jetën time të bëj me asgjë. Kam qenë me leje qëndrimi deri në vitin 2003. Në 2003 nuk kisha mundësi se po ndërtoja fabrikën e re. Unë kam hyrë e kam dalë në itali dhe në Evropë, dhe në gjithë botën, lirisht.Maqedoni?Ska lidhje absolutisht.Kam qenë 4 herë, një herë për punët e mia në vitet e para, vjet në Maqedoni kisha ftesë të ministrisë për Investim në Maqedoni, menduam të zgjeronim edhe në Maqedoni, por asnjë lloj problemi.Janë trillime ta kenë për turp ata që bëjnë trillime për figurën time. Gjysmen e fisit e kemi Babaj dhe gjysmën tjetër Babani.Ne nuk e kemi ditur që na kanë regjistruar me 8 janar, unë i kam bërë të gjithë shkollë e ushtri me ditëlindjen e dhjetorit pa e ditur që regjistrimi ishte në janar.Akuzat janë thjesht për të mbajtur elektoratin e tij, por ata e dinë shumë mirë që figura ime është e pastër.Këto që po them këtu tek ju do t’i them gjithkund.

 

 

 

Deri me tani PD ka fituar nje beteje, largimin e Valdrin Pjetrit nga Bashkia e Shkodres, nderkohe qe per akuzat e saj ndaj kryetarit te bashkise se Vores Agim Kajmaku dhe atij te Vaut te Dejes priten konkluzionet e prokurorise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *