Marjona Metohu është një ndër këngëtaret më të përfolura të momentit. Pas pjesëmarrjes në festivalin Kënga Magjike me këngën “Bosh” dhe në spektaklin “Këndo Këngën Time”, Marjona ka qenë sot e ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus.

E pyetur për jetën e saj private Marjona, nuk nguroi të përgjigjet:

“ Tani unë jam shumë e mirë kështu si njeri, shumë e ëmbël, shumë e dashur. Por problem është se kë duam ne”, është shprehur Marjona.

E ngacmuar më tej për jetën private nga gazetari Gerald Qerimi, Marjona deklaroi:

“Kush është ai që nuk do, dashuria na mban gjallë. Pa dashuri do ishim bosh, fiks si kënga ime ndoshta dhe më keq se ajo. Unë jam shumë plot, nga cdo aspekt i mundshëm dhe kjo i nënkupton të gjitha, përfundoj ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *