Qyteti i rrethuar i Mariupolit po përballet me bombardime të vazhdueshme teksa forcat ruse po dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta marrë kontrollin e qyteti, pasi Ukraina refuzoi që të dorëzohet, thanë zyrtarët ukrainas të martën.

 

Këshilli i qytetit tha se sulmet e vazhdueshme po e shndërrojnë Mariupolin në “hi të një toke të vdekur”. Agjencia ruse e lajmeve RIA tha se forcat ruse dhe njësitet e separatistëve që mbështeten nga Moska, kanë marrë kontrollin e gjysmës së qytetit.

 

Mijëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar në Mariupol dhe banorë kanë mbetur pa qasje në ushqim, ujë, energji elektrike dhe ngrohje.

 

“Asgjë nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një adresimi përmes video-lidhjes në Parlamentin italian gjatë së martës.

 

Ndërkaq, zëvendëskryetari i qytetit, Sergei Orlov i tha CNN-it se qyteti ishte i rrethuar plotësisht se ndihma humanitare nuk po arrin atje.

 

“Qyteti është nën bombardime të vazhdueshme, nga 50 deri në 100 bomba nga avionët rusë lëshohen çdo ditë… shumë vdekje, shumë të qara, shumë krime të tmerrshme të luftës”, tha ai./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *