E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mario Mitaj në Arabinë Saudite, talenti kuqezi kalon tek Al Ittihad, do fitojë 3 mln euro në sezon

Mario Mitaj transferohet në kampionatin e  Arabisë Saudite. Mbrojtësi i talentuar i kombëtares shqiptare i ka befasuar të gjithë më lëvizjen e  tij.

21-vjeçari nuk i ka rezistuar milionave të ardhura nga bota arabe. Al Itihad, i ka ofruar Mitajt 3 milionë euro në sezon  për ta  bindur të lërë lokomotivën e Moskës dhe t’i bashkohet skuadrës saudite.

Reklamë

Al Itihad do t’i paguaje menjëhere skuadrës ruse 1.2 milionë euro ndërsa 5 milionë euro të tjera për kartonin e mbrojtësit do të paguhen në fund të sezonit.

Megjithese u përfol shumë gjatë verës për kalimin në Itali tek Lacio apo Bolonja, në fund Mitajt zgjodhi Arabinë Saudite. Tek Al Itihad, mbrojtësi kuqezi do të gjejë emra si Karim Benzema apo Ngolo Kante./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë