Video · Kronikë
“Marinza”, policia e Fierit sekustron 77 kg kanabis dhe arreston një person
Një 39 vjeçar u arrestua dhe tre te tjerë u shpallën në kërkim pasi në banesë iu gjetën 77 kilogramë kanabis. Policia e Vlorës finalizoi operacionin e koduar Return, ndërsa në pranga ra Sajmir Bitaj, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore të Novoselës, ndërsa u shpallën në kërkim Dorjan Bitaj, Marildo Krekaj dhe Xhuljano Shakaj.
Reklamë
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Bitajt në fshatin Fitore, shërbimet gjetën 6 thasë plastikë të mbushura me kanabis me peshë totale prej 77 kilogramë.
Nga hetimet e kryera rezultoi se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe personat e shpallur në kërkim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen e hashashit.
Më shumë video
Reklamë




