E diel, 27 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Marijuanë në serën e domateve, pranga dy shqiptarëve në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe dy rumunë, pasi janë kapur me marijuanë.

 

Sipas policisë shqiptarët dhe rumunët kishin mbjellë lëndë narkotike, në një serë domatesh. Bimët dy metra të larta, ishin fshehur mes rreshtave të domateve.

 

Bëhet me dije se të arrestuarit janë Andi Sina, 36 vjeç dhe Enio Toska 18 vjeç si dhe dy romunët Maria Lupu dhe Alexandru Anachi.

 

Arrestimi i tyre është bërë në momentin që ato kanë qenë duke punuar, ndërkohë gjatë kontrollit të zhvilluar në shtëpinë e tyre, u gjetën edhe dy doza kokainë të mbështjellë me letër celofon me 10 gram secila.

Vazhdo të lexosh