Policia e Durrësit arrestoi këtë të mërkurë një 42-vjeçar. Ai u kap tek “Mbikalimi i Plepave” teksa lëvizte me makinën e tij, ku kishte fshehur në bagazh 77 pako me marijuanë në formë çokollate.

 

Pas prangosjes së tij, efektivët ndoqën edhe një mjet tip “Audi”, shoferi i të cili dyshohet se ka informuar 42-vjeçarin për prezencën e policisë në rrugë. 41-vjeçari u vu në pranga.

 

Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *