Mariah Carey dhe Nick Cannon kanë shtuar sërish dyshimet se janë në krahët e njëri-tjetrit. Këngëtarja dhe moderatori janë shfaqur shumë pranë, teksa kalonin kohë edhe me dy fëmijët e tyre, Monroccan dhe Monroe.

 

 

Përmendim se çifti kanë qenë të martuar për më shumë se 6 vite, dhe u ndanë më 2014-ën. Mariah disa muaj më vonë u njoh me miliarderin James Packer. Ata u fejuan dhe marsin e 2017-ës kishin planifikuar dasmën, por u ndanë fundin e vitit të kaluar. Gjatë kësaj kohe, Mariah ishte në krahët e balerinit 33 vjeçar Bryan Tanaca, me të cilin u nda përpara disa javësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *