Uragani ‘Maria’, stuhia e dytë më e fuqishme e Atlantikut është nisur tashmë drejt Porto Rikos. Stuhia e kategorisë së pestë është lëshuar me të gjithë furinë e saj në ishujt St. Croix pasi la pas një vale shkatërrimesh në Republikën Dominikane. Uragani po lëviz pothuajse në të njëjtën rrugë me Irmen me erëra të frikshme prej 280 km/h.

 

Guvernatori i Porto Rikos i ka kërkuar 3.5 milionë banorëve të gjejnë strehim tani që stuhia po afrohet. Autoritetet vendase druhen se mbetjet e lëna më herët nga Irma mund të kthehen tani në një element tejet të rrezikshëm nga erërat e forta të “Marias”.

 

Ka gjithashtu shqetësime se reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta stuhia parashikohet të ngrejë dallgë deri në 3 metra të larta. Ne Porto Riko është shpallur tashme gjendja e jashtëzakonshme si dhe është autorizuar Departamenti i Sigurisë Kombëtare e Agjencitë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha operacionet e shpëtimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *