Uragani i fuqishëm Maria goditi ishujt Karaibe, duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme në Republikën Domenikane. Erërat e fuqishme me shpejtësi deri në 250 km ne orë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë krijuar kaos në një pjesë të ishujve të cilët u goditën edhe pak ditë më parë nga uragani Irma.

 

Shumë nga destinacionet më të frekuentuara nga turistët janë shkatërruar plotësisht. Aeroporti dhe portet e Republikës Dominikane janë mbyllur. Ishulli i afërt i Martinik ka vendosur alarmin maksimal, ndërsa një tjetër ishull francez, Guadelupe urdhëroi evakuime të menjëhershme.

 

Kryeministri Rusevelt Skeri, ka shkruar në profilin e tij në facebook se vendi ka humbur gjithçka. Uragani Maria tashmë ka arritur kategorinë e 5-të duke u kthyer në rrezik potencial për shkaktimin e një katastrofë natyrore. Stuhia e fuqishme, sipas metereologëve,  po lëviz drejt Puerto Rikos dhe ishujve Virgin, duke ndjekur të njëjtën rrugë si uragani Irma.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *