Subscribe

Finalja e Champions League u përcoll përmes një maratone transmetimi, ekskluzivisht ne Vizion Plus HD dhe Tring HD. Shqiptaret patën mundësi te ndiqnin emocionet e ndeshjes se vitit Juventus-Real, fale nje transmetimi direkt nga Kardifili nga gazetaret dhe komentatoret sportiv te Vizion Plus dhe Tring.

 

Lidhjet direkte nga “Milenium Stadium” qe ne orën 19:00 me detajet dhe emocionet e prag ndeshjes sollën edhe me pranë teleshikuesve spektaklin e kësaj supersfide.

 

Ndërkohë, emisioni  i Eva Muratit dhe te ftuarve te saj ne studio u pasurua edhe me shume me lidhjet direkte nga “Kristal Center” dhe pallati i sportit “Asllan Rusi”, ku ishin grumbullimet me te rëndësishme te tifozerive, per te ndjekur finalen e Champions League.

 

Komenti i  ndeshjes i transmetuar live nga stadiumi me i madh i Uellsit, mbërtheu qindra e mijëra shqiptare pas ekranit te Vizion Plus dhe Tring ne ambiente familjare, bare e lokale, si dhe sheshe te ndryshme te Tiranës dhe qyteteve te tjera te vendit.

 

Duke ofruar si gjithnjë një shikueshmëri rekord qe dhuron ky kompeticion, mbyllet kështu transmetimi i edicionit te dyte radhazi i Uefa Champions League ne këto dy  ekrane, nje edicion spektakolar ne nivelin e emocioneve dhe garës sportive.

 

Ndërkohë, shqiptaret do te vazhdojnë te qëndrojnë te paktën dhe per nje sezon tjetër ne Vizion Plus dhe Tring me kompeticionin me te bukur te klubeve ne bote, duke nisur nga muaji gusht, ku transmetimi i pare do te përkojë me finalen e superkupes se Europes ne Shkup ne duelin Real Madrid-Manchester Junajted.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *