Subscribe

Fale terapisë dhe përkushtimit te prindërve, tashme 5 vjeçari, Jamarber Hoxha ka fituar betejën me autizmin.
Nena e Jamarbrit e ka kuptuar shume herët problemin e djalit me autizimin. Ndërsa babi tregon se këtë fakt e pranoi vetëm kur djali mbushi tre vjeç. Sot, prindërit e 5-vjeçarit u bëjnë apel familjeve qe kane te njëjtin problem jo vetëm te pranojnë sëmundjen, por te nisin ne kohe terapinë. Ne kuadër te ditës botërore te autizimit, Bashkia e Tiranës organizoi maratonën ne mbështetje te fëmijëve me autiziem. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi se te ardhurat qe u grumbulluan nga shitja e bluzave per pjesëmarrje ne maratone, do te shkojnë per terapitë e fëmijëve qe vuajnë nga autizimi. Ne vendin tone, nuk ka shifra te sakta per semundshmerine. Por ashtu si ne te gjithë boten dhe ne Shqipëri, numri i fëmijëve qe vuajnë nga autizimi është rritur, ndërsa ende nuk dihen shkaqet qe e shkaktojnë kete sëmundje. Specialitet kane konstatuar se 1 ne 68 fëmije ka spektin e autizmit. Kjo sëmundje ka te beje me çrregullimin neurobiologjik, qe kuptohet komunikimi me vështirësi, ndërveprimi shoqëror dhe sjellje te përsëritura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *