E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Maratona, policia bashkiake: Disa akse të mbyllura për 4 orë 

Te dielën e 7 tetorit rrugët e Tiranës do te jene vetëm per vrapuesit e maratonës. Qarkullimi, ne segmentet ku do te zhvillohet eventi do te bllokohet nga ora 5 e mëngjesit deri ne 14 te mesditës. Drejtues te policisë bashkiake sqaruan se lëvizja e mjeteve do te devijohet ne segmente e tjera te kryeqytetit, ndonëse bene thirrje qe qytetaret te dielën te  ecin ne këmbe.

 

Maratona e nis ne orën 9 dhe mbyllet ne orën 13. Ne 21 kilometrat e gjysmemaratones kete vit janë perfshire rruget te qendrës se Tiranës dhe pisat e vrapit përreth kodrave te liqenit.

 

Policia bashkiake u ben apel drejtuesve te mjeteve te largojnë makinat e parkuara nga rruget ku do te kalojnë vrapuesit. Nderkohe te dielën forca te shumta policore do te angazhohen per devijimin e makinave ne segmente qe nuk preken nga eventi sportiv.

Më shumë video

Reklamë