Ketë fundjave shmangni lëvizjet me makine drejt qendrës se Tiranës. Maratona e 15 tetorit do te bllokoje qarkullimin e automjeteve përgjatë bulevardit kryesor dhe rrugët përreth qendrës.

 

Por masat e bashkisë për lirimin e rrugëve do te nisin qe te premten ne mesnate. Kjo është harta e segmenteve qe do te bllokohen ditën e diele, kur te zhvillohet maratona. Ndërsa te shtunën do te bllokohet vetëm nje pjese e bulevardit kryesor, nga sheshi “Nene Tereza” deri pranë sheshit “Skenderbej”.

 

Mbi 250 punonjës te policisë bashkiake dhe forca te tjera te rendit dhe qarkullimit do te angazhohen per mbarëvajtjen e maratonës, por dhe orientimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkullueshme. Drejtues te policisë kërkojnë zhvendosjen e mjeteve te parkuara mbrëmjen e se premtes nga rrugët ku do te mbahet maratona.

 

Maratona e 15 tetorit nis ne orën 8 te mëngjesit dhe mbyllet ne orën 14. Ne vitin e dyte te saj, marrin pjese mbi 2500 persona nga 40 shtete te botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *