E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Maratona Këngë Moj” ndez Belshin, qindra banorë shijojnë spektaklin buzë liqenit

Dje mbrëmë, Maratona Këngë Moj mbërriti në stacionin e gjashtë të saj, në qytezën e Belshit.

 

Reklamë

Në pikun e sezonit të nxehtë, shëtitorja buzë liqenit, pa filluar ende koncerti, kishte mbledhur qindra banorë të Dumresë.

 

Dalëngadalë sheshi u popullua nga mijëra admirues të këngës, që këtë herë duartrokiten jo vetëm kastin e spektaklit, por edhe emra, muzikantë e talente të rinj të kësaj treve.

 

Falë mbështetjes së Bashkisë Belsh, dhe kryetarit të saj, Arif Tafani, në Belsh realizohen shpesh evente artistike e kulturore, të cilat priten ngrohtësisht, nga publiku. Por këtë herë, në skenën gjigante të Maratonës Këngë Moj, shikuesit dhe admiruesit e shumtë mirëpritën performancën e emrave të njohur e të suksesshëm të këngës tradicionale, por edhe asaj moderne.

 

Interesim i jashtëzakonshëm, zërat e bukur të këngëtarëve, këngët e njohura dhe hitet e reja, u gërshetuan duke krijuar një natë të paharruar në një peisazh piktoresk, duke lënë shijen e një koncerti që me siguri do të zgjasë deri në eventin  e ardhshëm artistik, buzë liqenit të Belshit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë