Subscribe

Flaka e paqes mbërrin ne Pustec. Është më shumë se një maratonë, sepse 30 atletë përcjellin mesazhe paqeje dhe dashurie nga Maqedonia. Daniel Ignovski atleti nga Maqedonia beson se te gjithe individët pavarësisht kombeve apo pozitës se tyre mund te hedhin hapin e pare për te promovuar paqen ne bote.

Ne vërtet besojmë se jemi ne ata qe duhet te beje hapin e parë. Nuk duhet te presim qe ndonjë tjetër te beje me shume për paqen ne bote, por te gjithe ne duhet ta hedhim këtë hap, pa dallim nëse jemi te vegjël, te parëndësishem, jetojmë ne qytet apo fshat, kemi pozite apo jo, por te gjithe ne mund te paraqesim qëllimin tone për paqen, dashurinë e miresine.

Kjo maratone është themeluar nga Sri Chinmoy dhe zhvillohet çdo dy vjet me pjesëmarrjen e atleteve nga shume vende te botës. Altetet janë nisur nga muaji shkurt nga Portugalia, pas Shqipërisë ndalesa e radhës do te jete Greqia, për tu mbyllur ne Rome.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *