E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Maratona e bebeve në Pogradec, organizohet edicioni i tretë i garës së veçantë

Në qytetin e Pogradecit u mbajt me sukses edicioni i tretë i “Maratonës së Bebeve”, një aktivitet që solli shumë emocione, ku protagonistë ishin fëmijët e moshës nga 1 deri në 3 vjeç.

Në këtë garë simbolike morën pjesë vogëlushë nga Pogradeci, por edhe fëmijë të pushuesve që ndodhen në qytetin liqenor.

Maratona, më shumë sesa një konkurrencë, synon të promovojë vlerat familjare dhe përfshirjen e të vegjëlve në aktivitete argëtuese e sportive.

Prindërit, të emocionuar e me krenari, ndoqën nga afër hapat e parë të “atletëve” të vegjël, si një pikënisje për një të ardhme të bukur.

Reklamë

Ky aktivitet është pjesë e Maratonës Ndërkombëtare Enkelana, e cila zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Pogradec, duke sjellë sportistë nga e gjithë bota e duke e kthyer qytetin në një qendër të gjallë sportive dhe festive gjatë verës.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë