Subscribe

Për here te pare ne Tirane zhvillohet maratona e atletikes. Mbi 1200 persona jo vetëm nga Tirana, te rinj, mjeke, punonjës te administratës, artiste, persona me aftësi te kufizuar, sportiste profesioniste dhe te apasionuar pas vrapit i janë bashkuar maratonës se kësaj te diele. Maratona startoi ne orën 9 te mëngjesit. Distanca me e gjate qe përben edhe kategorinë e pare ishte ajo nga Muzeu Historik deri ne mbikalimin e Rinasit prej 21 kilometrash. Kategoria e dyte ku mori pjese dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj ishte ajo e distancës prej 10 kilometër. Ndërsa ne kategorinë e trete ishin personat me aftësi te kufizuar dhe piken e mbërritjes e kishin ne zonën e Zogut te Zi. Nenkampionja e europes Luiza Gega është e fituesja e maratonës per femra dhe Ilir Kellezi per meshkuj. Pas ndarjes se çmimeve, kryetari i bashkisë falenderoi pjesëmarrësit dhe mbështetësit e këtij eventi. Veliaj vlerësoi edhe bashkëpunimin e qytetareve qe nuk morën pjese ne maratone, si dhe atyre qe patën probleme me trafikun mëngjesin e se dielës. Ne segmentin ku u zhvillua maratona nuk u lejua qarkullimi i mjeteve, madje as ne rrugët dytësore qe te nxirrnin ne kete aks kryesor. Po ashtu u ndalua edhe kalimi i këmbësoreve nga njeri trotuar ne tjetrin përgjatë vijes ku u mbajt maratona. Dhjetëra forca policie dhe vullnetare u angazhuan per mbarëvajtjen e maratonës se pare te atletikes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *